Është Rinus Mishels, trajneri më i mirë i historisë. Ai konsiderohet edhe si “babai” i futbollit modern, me drejtimin e skuadrave si Ajax e Barcelona, apo edhe me fitimin e kampionatit Evropian në 1988-ën, duke qenë trajner i Holandës.

Kjo renditje është publikuar nga prestigjozja franceze France Football. Në podin e fituesve janë edhe legjenda e Mancester United, Sir Alex Ferguson, por edhe italiani Arrigo Saki.

Revista publikoi renditjen e 50 trajnerëve më të mirë, duke dhënë për secilin edhe detaje të rëndësishme të karrierës së tyre. Nëse për Sakin vlerësohet merita e ndryshimit të konceptit të futbollit Italian, vendi i katërt dhe i pestë, ku ndodhen Johan Cruiff dhe Pep Guardiola, cilësohen si nxënësit e të madhit Mishels, të cilët jo vetëm si futbollistë, por edhe si trajnerë, kanë dhënë shumë për futbollin modern.

Pas Cruiff e Guardiolës, renditet i ashtuquajturi “koloneli”, Valery Lobanovski ish trajner i Bashkimit Sovjetik, ndërsa i shtati është “magjistari” Helenio Herrera, që me Interin arriti të sigurojë dy trofe të Kupës së Kampionëve në vitet ‘60.

Më pas i vjen radha Carlo Ancelotit, që mbetet një pikë referimi me sukseset në arenën evropiane. Dy trajnerët që plotësojnë 10-shen e parë, janë austriaku Ernst Happel dhe anglezi Bill Shankley. Vetëm në vendin e 12 pozicionohet Giovanni Trapatoni, që bashkë me gjermanin Udo Latek janë të vetmit që kanë fituar çdo trofe të UEFA-s dhe titujt kampion kombëtar në Itali Gjermani, Portugali dhe Austri.

Në vendin e 13 është “special one”, Jose Mourinjo, kurse në të 16-in vjen Marcelo Lippi, midis të paktëve që si trajner ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës. Në vendin e 21-të është renditur Fabio Kapello, ndërsa i fundit nga italianët në këtë klasifikim, është Antonio Konte, që ndodhet në vendin e 49….

FOTO GALERI
5/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA