Como i falet Douvikas për të marrë fitoren ndaj Sassuolos në sfidën e javës së 8 të Serie A. Sulmuesi grek ishte autori i të dy golave në suksesin që skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas arriti në Sinigaglia me rezultatin 2-0.

Në pjesën e parë gjërat ishin të vështira për Comon, teksa ishin 45 minuta krejtësisht të bllokuara. I vetmi moment për t’u regjistruar në këtë fraksion të lojës ishte një gol i anuluar i Da Cunhas për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Fabregas bëri menjëherë 3 zëvendësime dhe kaluan vetëm pak minuta dhe Como shënoi golin e avantazhit; Kaiki gjeti Caqueret në krahun e majtë të zonës, topi shkoi te Douvikas që e dërgoi topin në rrjetë dhe 1-0 për Comon. Nga ky moment në fushën e lojës u pa vetëm një skuadër dhe në minutën e 60 të besuarit e Fabregas shënuan edhe golin e dytë, sërish me Douvikas që e çoi rezultatin në 2-0.

Në minutat e mbetura, Como mundi të menaxhojë avantazhin pa probleme, madje në çastet e fundit iu afrua edhe golit të tretë, por në fund rezultati mbeti 2-0 me Comon që shënoi fitoren e dytë radhazi dhe tani e sheh veten në vendin e katërt për momentin në kuotën e 17 pikëve.

Top Channel