Çfarë po prodhon strategjia e opozitës me djegie mandatesh dhe protesta? Për të folur rreth situatës politike në studion e “Top Talk” ishte i ftuar analisti dhe publicisti Frrok Çupi!
Sipas tij, opozita është larguar për arsye të tjera, ndryshe nga ato çfarë pretendon.
“Fajet e mazhorancës nuk janë ato çfarë kërkon opozita. Ajo nuk është larguar nga Kuvendi për shkak të korrupsionit apo krimit. Ajo është larguar për motivet të tjera, që lidhen me interesat e veta dhe dobësinë e mazhorancës. Pas këtij vendimi qëndrojnë arsye e mendje të tjera. Një nga arsyet është dobësia e opozitës për të fituar zgjedhjet. Arsye tjetër është dobësia e demokratike e opozitës.”, u përgjigj Frrok Çupi, duke shtuar se e gjithë turma po tërhiqet zvarrë nga liderët.
Ai shkon më tej duke thënë se qeveria është legjitime, e Shqipëria nuk mund të krijojë precedentë të tillë që në mes të mandatit opozita të thotë që nuk e pranoj këtë mazhorancë, pasi sipas tij krijohet precedenti se ne nuk mund të bëjmë shtet.
Top Channel