Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
Të lodhur nga mungesa e gjatë e furnizimit me ujë, banorët e fshatin Brezhdan protestuan para Bashkisë në Peshkopi.
Prej 25 vitesh, 800 familje në fshat marrin ujë nga çisternat apo depozita. Uji iu vjen vetëm 10 minuta në ditë, kohë gjatë së cilës krijohen radhë në çezmat e fshatit.
Ndërsa uji nga depozitat konsumohet, por jo pa shqetësime për higjienën.
Në Brezhdan protestohet sot për ujin, por në fshat telashet nuk kanë të sosur. Nuk ka kanalizime për ujërat e zeza, të cilat i mbledh kanali i vaditjes, një vatër infeksionesh, i mbushur rrugës edhe me mbetje spitalore nga Peshkopia.
Top Channel