Sheme Mara ishte vetëm 15 vjeç kur i lindi dëshira që të bëhej naftëtar.

Shkonte çdo ditë te pusi që ndodhej pranë shtëpisë së tij dhe shikonte sesi shpohej toka nga sonda prej hekuri. Nafta i dukej sikur dilte me magji.

Sot është 85 vjeç dhe ende e gjen pranë puseve.

Në Kuçovë të gjithë e njohin si kirurgu i puseve. Ai i ka mësuar sekretet e inxhinierëve dhe në çdo avari nuk largohej nga pusi derisa defekti të rregullohej.

Pasionin e tij ua trashëgoi fëmijëve të cilët sot janë të punësuar në sektorin e naftës si inxhinierë teknikë. Por dëshpërohet kur sheh se nëntoka e Kuçovës e pasur me naftë nuk po shfrytëzohet në dobi të mirëqenies së vendit.

Me keqardhje flet edhe për mbylljen e shkollave profesionale.

Naftëtarët sot thonë se ende i kërkojnë këshilla Sheme Marës, sepse për ata mbetet mjeshtri që di si të shërojë plagët e puseve.

Top Channel