Botërori i Formula 1 nisi me dominimin e Mercedes. Në pistën e Melbournit, dy pilotët e skuderisë kampione të botës, Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas pushtuan vijën e parë të startit të garës, që do të zhvillohet të dielën pasi regjistruan kohët më të shpejta nga këto kualifikuese.

Hamilton, kampioni në fuqi i botës, e përshkoi pistën australiane në këto prova me kohën 1 minutë 20 sekonda e 486 të mijtat duke fituar pole positionin e 84 në karrierë dhe të 6 radhazi në Melbourne. I vetmi që i hapi probleme britanikut, ishte pikërisht shoku i tij i skuadrës, Valteri Bottas që ishte vetëm 112 të mijtat larg tij.

Pas finlandezit, në vendin e tretë u rendit piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel me 702 të mijtat më shumë se Hamilton, i ndjekur në të katërtin nga Max verstappen i Red Bull me holandezin që vetëm në çastet e fundit la pas Leclerc duke i rrëmbyer vendin në vijën e dytë të startit.

Një paraqitje shumë të mirë në këto prova bënë dy pilotët e Skuadrës Haas, Grosjean e Magnussen që u pozicionuan në vendin e 6 dhe të 7. Në dhjetëshen e pilotëve më të mirë të kualifikueseve ishin edhe Kimi Raikkonen me Alfa Romeo dhe Perez me Racing Point, ndërkohë që pilotët e Renault Hulkenberg e Ricciardo i mbyllën provat zyrtare respektivisht në vendin e 11 dhe të 12.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA