Tipologjia e dhunës ndaj bluzave të bardha është për shkaqe të ndryshme. Kryesisht në opinionin publik ekziston perceptimi që bluzat e bardha dhe njerëzit e drejtësisë janë më të korruptuarit. Por a mund ta ulë këtë fenomen një katarsis i brendshëm?
Për të folur rreth këtij fenomeni në studion e “Top Talk” ishte i ftuar mjeku Arjan Harxhi, i cili edhe pse e pranon që ka nevojë për katarsis thekson se një vend të rëndësishëm në keqreagimin e qytetarëve është kriza e besimit që ata kanë tek bluzat e bardha.
“Ky fenomen është shumë faktorial. Por edhe ne kemi mendimin tonë se si mund të përmirësohet. Dhuna nuk mund të justifikohet pavarësisht shkakut. Ky lloj fenomeni fatkeqësisht është e gjithë pranuar në Shqipëri. Në shëndetësi bëhet shumë e mprehtë. Ne mendojmë se dhuna nuk është zgjidhje. Duhet të ndryshojmë kulturën, të mos reagojmë pasi ndodhë dhuna. Por kush janë masat që mund të marrim për ta minimizuar këtë fenomen. Patjetër që ka vend për katarsis. Jemi të ndërgjegjshëm që korrupsioni është prezent. Por një fenomen i rëndësishëm është kriza e besimit mes mjekut dhe pacientit”, u shpreh ai.
Top Channel