Në një kanal, ndër më të gjatët në Lushnje, që është ndërtuar në socializëm për vaditjen e tokave, sot rrjedhin mbetje.

Në verë ka edhe ujë, por në dimër ka vetëm plehra.

Vetë banorët në Karbunarë dhe Çiflig pranojnë se janë edhe ata përgjegjës të kësaj masakre ekologjike, duke hedhur që nga shishet plastike e deri te kafshët e ngordhura.

“Përtojnë t’i hedhin aty ku duhet dhe i hedhin këtu. Janë mësuar. Nuk bëhemi ne kurrë”, thonë banorët.

Në një gjatësi prej 25 kilometrash, nga Liqeni i Thanës në Tërbuf, kanali përshkon 5 fshatra. Pas pak ditësh do të mbushet me ujë për të vaditur tokat bujqësore të Myzeqesë, por bllokimi nga plastika i të gjthe portave dhe grykave do të sjellë telashe për fermerët.

Në këtë pikë, në lagjen Karbunarë në Lushnje, bordi i kullimit ndërhyn shpesh, por nuk e zgjidh dot situatën përsa kohë banorët do të vazhdojnë t’i derdhin plehrat jo në kosh, por në kanal.

Top Channel