Festa e mësuesit i gjen maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në protestë për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit të arsimtarëve.

Largimi nga puna pa një arsyetim korrekt të mësueses së anglishtes ka bërë që gjimnazistët të bojkotojnë mësimin prej dy ditësh.

Edhe pse një ditë më parë ata shkuan në Drejtorinë Arsimore, nuk morën një përgjigje për largimin e saj. Gjimnazistët thonë se janë telefonuar mbrëmjen e kaluar nga mësuesit kujdestarë duke i kërcënuar, ndaj dhe numri i nxënësve protestues sot është më i ulët.

Sot drejtoria e shkollës urdhëroi rojet që të largojnë me forcë nxënësit që protestonin, ku nuk munguan edhe kërcënimet.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel