Përplasja me policinë jashtë ambienteve të Kuvendit, shoqërohen në komisariat disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj
Një tjetër lagje në kryeqytet po transformohet tërësisht. Pas rehabilitimit të rrugës së Kavajës, një vëmendje i është kushtuar edhe përmirësimit të lagjeve në të dy anët e saj.
Qytetarët e kësaj zone në rrugën e Kavajës po i gëzohen edhe asfaltimit tek pragu i shtëpisë së tyre duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza për shkak të mungesës së investimeve prej 27 vitesh.
“Kur them se jemi kudo, e kam fjalën 24/7, nga qendra në periferi! Sapo nata bie, rrugët e qytetit lirohen disi nga makinat dhe kolegët janë në terren, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të hasur. Riparuam asfaltin në një nga rrugicat e rrugës së Kavajës”, shkruan Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj ka siguruar qytetarët se çdo vit Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për rehabilitimin e 50 blloqeve banimi, duke u bazuar pikërisht në prioritetet e vendosura nga vetë qytetarët në konsultat publike të zhvilluara me ta.
Top Channel