As sporti nuk ka mundur t’i shpëtojë ndikimit, kontrollit, terrorit dhe persekutimit të regjimit komunist.

Në edicionin e katërt të “Ditëve të Kujtesës”, Instituti për Demokraci Media dhe Sport me mbështetjen edhe të Autoritetit për Informim mbi Dokumenteve të Ish-Sigurimit të Shtetit, kanë vendosur të shfaqin një pjesë të dosjeve të sportistëve të persektuar të kohës, për arsye të ndryshme, që për sistemin konsideroheshin propagandë apo tradhëti ndaj atdheut.

Gjithçka asokohe, siç përsërisin shpesh protagonistët, veprohej me moton “Qëllimi justifikon mjetin”. Një nga legjendat e futbollit shqiptar, Qemal Vogli u arratis në vitev ’50 në Gjermani pas një ndeshje të kombëtares: “Unë vendosa të hidhem në botën e lirë sepse nuk i duroja dot vuajtjet dhe mërzitjet, padrejtësitë dhe çnderimet që ndodhin çdo ditë në Shqipëri nga shkaku i qeverisë së Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Sikurse unë anëtar partie, shumë të rinj shqiptarë janë kundër regjimit të gjakut dhe terrorit. Në rastin më të volitshëm ata do të ndjekin shembullin tim”.

Por, STAZI gjerman në bashkëpunim me sigurimin e shtetit të kohës e rrëmbyen dhe e sollën në Shqipëri, ku u dënua me 15 vite burg. E bija e tij tregon një pjesë të pasojave të familjes dhe të të atit për arratisjen.

“Kur mbarova shkollën, pavarësisht nga notat, nuk munda të shkoj dot në Universitet. Ndërsa babain nuk e lejuan më që të luante sa me ndërmarrjen”, thotë Mimoza Vogli.

Arsyet e përndjekjes së kohës, sot janë qesharake, por për periudhën presioni dhe trysnia ishte shumë i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA