TCH zbardh dosjen/ ‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari portugez u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata 22/08 21:00
Ali Barahoxha e punon ende tokën me bel. Sot është 58 vjeç dhe ende nuk e përballon dot financiarisht një mjet bujqësor.
Në një sipërfaqe prej 7 dynym në fshatin Zambish të Rrogozhinës, dikur mbillte pjeshkë. Në mungesë të tregut, ai preu pemët dhe mbolli pjepër.
Rendimenti është i ulët dhe fitimi nuk shkon më shumë se 50 mijë lekë. Ndaj Aliu, pasi ka punuar tokën e vet, shkon edhe në pronat e fermerëve të tjerë.
Aliu kërkon çmime më të ulëta për pesticidet. Por, sidomos të karburantit dhe të mekanikës bujqësore, që edhe për të, një ditë të marrë fund stërmundimi i punës me bel.
Top Channel