Një rrugë në lagjen më të sipërme të Gjirokastrës është shtruar me kalldrëm duke e rikthyer këtë element të arkitekturës mesjetare pas dekadash degradimi.
Sokaku historik që nuk i kishin ngelur më gjurmë të kalldrëmit të dikurshëm orienton drejt një shtegu turistik që çon tek ura e Ali Pashës në faqen e Malit të Gjerë. Interesi për shtegun megjithëse nuk është ende pjesë e hartave turistike të botuara në funksion të orientimit, është shumë i lartë.
Tani vizitorët do të kenë një rrugë me kalldrëm që çon drejt kësaj rruge tha Zamira Rami, kryetare e bashkisë së Gjirokastrës.
Aksi pritet të lehtësojë edhe nevojat e banorëve për transport dhe qarkullim sidomos në stinën e dimrit ku rruga bëhej e pakalueshme.
Rruga “Hito Lekdushi” është mes investimeve të para me rëndësi për lagjet historike. Përgjatë 2 dekadave të fundit Gjirokastra ka humbur më shumë se 20 km rrugë të brendshme të shtruara me kalldrëm.
Top Channel