Aksident fatal në rrugën nacionale Çermë-Divjakë/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, humb jetën një 38-vjeçar, 4 të tjerë të plagosur

20/07/2026 00:23

Një aksident fatal me humbjen e një jete ka ndodhur ditën e sotme në rrugën nacionale Çermë-Divjakë në fshatin Çermë Shkumbin.

Dy mjete, një top BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, nga ky aksident ka humbur jetën një 38-vjeçar që udhëtonte me Opel dhe janë plagosur 4 persona që udhëtonin në BMW, dy prej të cilëve fëmijë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ambulanca ka dërguar të lënduarit në spitalin e Lushnjes për mjekim ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka dokumentuar ngjarjen tragjike ku humbi jetën 38-vjeçari Barjam Kacani.

Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve.

Fier/Informacione paraprake

-Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Çermë–Divjakë”, automjeti me drejtues shtetasin H. M., 45 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. C., 38 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. C. ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Shtetasi H. M., bashkëshortja e tij, shtetasja E. M., si dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët ndodheshin në automjet, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel