Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, policia në kërkim të një personi të armatosur “25, 19, 30, 27…”. Këto janë disa nga shumat që qytetarët paguajnë çdo muaj për konsumin e ujit.
Megjithatë, në raportin vjetor të 2018, Enti Rregullator i Ujit vlerëson se në bazë të të ardhurave të familjeve shqiptare, ata mund të përballojnë rritjen e çmimit.
“Niveli prej 5% i shpenzimeve mesatare mujore të një familjeje, përllogaritur nga INSTAT, tregon se ka ende hapësirë për të përballuar rritjen e tarifave”, thuhet në raport.
“Të rritet akoma?! Unë kur e hap çezmën, edhe vaji s’më dhimbset aq shumë”, thotë një qytetare.
“Nuk e përballoj të rritet, s’kam para ta përballoj. 25 e kam tani, ku të shkoj më shumë? Ata po se i kanë rrogat e mëdha, po unë me këtë pension? Cfarë të ha tani? Asgjë”, thotë një tjetër.
Ky ndryshim tarifash është i domosdoshëm sipas Entit Rregullator të ujit, për të përmirësuar ofrimin e shërbimit nga ujësjellësit.
“Po e rritën njëherë, gati e dyfishuan. Si, prapë duan ta rrisin? Pastaj, nuk ka asnjë përmirësim. Ne jemi akoma me fuçi në tarracë”, shprehet një banor.
Nga 1 janari i vitit të kaluar, kujtojmë se tarifat e ujit u rritën me 44% në Tiranë, nga 45 lekë për metër kub, në 65 lekë.
Top Channel