Dita e 29-të e tubimit në Tiranë, protestuesit thirrje njëri-tjetrit: Kujdes nga patronazhistët, duan të nxisin dhunë 28/06 23:00
Një 67-vjeçar nga Rrashbulli është shtruar prej një jave në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai është diagnostikuar me grip të shkaktuar nga virusi AH1, një mutacion i gripit të derrit, e ndodhet në terapi intensive në Reanimacionin e spitalit të qytetit bregdetar, i ndihmuar nga pajisje të jashtme për frymëmarrjen.
Përcaktimi i llojit të virusit është bërë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Sipas mjekut Izet Aliaj, i prekuri vuan edhe nga sëmundje kronike kardiovaskulare dhe ato të mushkërive, gjë që e kanë rënduar gjendjen e tij, duke bërë që të kalojë në pneumoni masive.
Top Channel