Kryeministri i ri i Britanisë gati të kritikojë Presidentin Trump: Nuk do hezitoj ta kundërshtoj kur ta kërkojë interesi kombëtar Shkolla Rilindja në Kavajë është nga më të mëdhatë në qytet me 520 nxënës gjithsej. Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre.
“Mjerë kujt i bie fatkeqësi. Duhet të flitet për këtë ngjarje derisa të merren masa”, u shprehën disa qytetarë.
Në qytet u zhvillua sot mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, polices për masat që do të merren ne menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera.
Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrative për verifikimin e pretendimeve të ngritura në media për mosreagim dhe fshehje te ngjarjes nga strukturat shtetërore duke nisur nga shkolla, policia dhe prokuroria.
Sipas burimeve tona në Kavajë e mitura është abuzuar nga tetori i vitit të shkuar deri në fillim të janarit të 2019-s në katin e sipërm të një pallati në ndërtim.
Top Channel