Kur Tim Linhart nisi të bënte instrumente nga akulli, ato kishin më shumë gjasa të shpërthenin me një bum, se sa të prodhonin muzikë, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë… Sot, artisti i lindur në Shba, drejton një orkestër akulli të muzikantëve lokalë, që janë mbajtur një seri koncertesh në temperatura nën zero, në alpet italiane.
Sinkron “Unë bëja skulptura me borë dhe akull në resortin e skive në vendin tim, në Nju Meksiko, për 16 vite…më pas mendova se do të ishte e këndshme të gdhendja në akull një violinë. Dëgjova tingullin që vinte prej saj, dhe mendova, kjo është shumë ekzaltuese…nëse unë lidh telat ndoshta tingulli do të ishte më i fortë”, tregon Tim Linhart.
Sidoqoftë, kjo nuk ishte e lehtë…lidhja e telave bënte që instrumenti të thërrmohej në mijëra copa. Tani, në stacionin e sporteve dimërore në Passo Paradiso, në një lartësi prej 2600 metrash, instrumentet ndodh që të bëhen copash, por sërish, nuk është një kauzë e humbur.
Artisti këtu ka krijuar një violinë, një vjolë, një set xhazi, një saksofon, mandolinë, violinçel e madje edhe shpikjen e tij, një rolandofon gjigant, një instrument frymor ky, të gjitha nga akulli. Violinçelisti Nikola Segatta, që ka ndihmuar në ndërtimin e instrumentit të tij, thotë se tingulli është më i kristaltë krahasuar me instrumentet klasike prej druri.
Top Channel