Duke iu referuar shkrimit të Zërit të Amerikës që flet për blerjeve të votave, kreu i PD, Lulzim Basha theksoi në sallën e Kuvendit se Rama është në pushtet falë mbështetjes së krimit, i cili është vënë në shërbim të tij për të blerë votat.
“Ju jeni këtu për shkak të një grupi kriminelësh, ju jeni këtu se ata u kanë kapur prej tirandash e u kanë sjellë këtu. Ka 5 vite që ne e kemi thënë këtë, por ato u thanë dhe mbrëmë nga media me serioze “Zëri i Amerikës”. Kryeautori i asgjësimit të zgjedhjeve, ai që e ka shndërruar këtë kuvend në një kuplara të krimit nuk denjon të vijë, nuk i bëjnë fajde ilaçet, i ka mbaruar pluhuri, problemi i tij, ne nuk pretendojmë të jemi në një seancë normale, kjo seancë duhet ndërprere dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e Kuvendit në bodrum të krimit”, tha Basha.
Po ashtu dhe Spaho kërkoi që seanca të mos vijojë më nëse nuk vjen dhe Kryeministri në seancë. “Kryeministri duhet të jetë në sallë, se ka një investigim që Kryeministri del si hajdut zgjedhjesh. Prandaj ndërprisni seancën, të jetë dhe Rama në sallë dhe pastaj të vijojmë”, u shpreh Spaho.
Top Channel