Korrenspondenti i Top Channel nga Athina ka arritur të zbulojë edhe identitetin e shqiptarit që u gjet sot i vdekur në burgun famëkeq të Koridhalosit, në kryeqytetin grek.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha, i cili u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut të Koridhalosit.

Burime nga policia greke, thonë se në trupin e 33-vjeçarit shqiptar nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës.

Shqiptari 33-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet publik, mbahej në burg me akuza për përfshirje në trafikun e drogës. Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA