Prokuroria e Tiranës vendosi sekuestro ndaj 4 llogarive bankare të Tina Deng, shtetase kineze nga Guandongu.
Ajo jeton në Tiranë dhe përfaqëson një kompani.
Brenda një kohe të shkurtër, Tina Dengut iu kaluan transferta të mëdha në bankë nga një llogari në Hong Kong.
Prokuroria e Tiranës ka dyshime se po ndodh një skemë pastrimi parash.|
Tina Deng rezulton me qëndrim të përkohshëm në Shqipëri që prej vitit 2018. Sistemi TIMS tregon se ajo ka hyrë në vendin tonë së fundmi në janar 2019 dhe nuk ka dalë më. Prokuroria i ka bërë thirrje për ta pyetur, por 47-vjeçarja nuk është paraqitur as në polici dhe as në prokurori.
Fillimisht, shtetasja ka thënë që do të blinte shtëpi këtu, por hetimet tregojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Eurot i janë hedhur nga kompania “Jiageng Moldings Parts” me argumentin se do të ofronte shërbime konsulence për 5 vjet. Në kontratat për shërbim, konsultimi nuk ka asnjë datë apo të dhënë dhe për këtë arsye dyshohet që është kontratë fiktive.
Top Channel