Klement Balili ka lënë qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës, rreth orës 13:33 të kësaj të enjteje, për t’u drejtuar për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ka nisur tashmë procesi për njohjen e tij me akuzat që rëndojnë mbi të, si dhe me masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tij.

Gjatë fjalës së mbajtur nga gjyqtarja e seancës, u prezantuan dy avokatët e zgjedhur prej familjes së Balilit, për të cilët dha miratimin edhe vet i pandehuri, Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi.

  Balili do të dalë në gjykatë

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në polici, pas një operacioni dymujor që i ngushtoi lakun trafikantit në kërkim.

  Dorëzohet Klement Balili. Operacioni dymujor i shtrëngoi lakun trafikantit në kërkim

Balili u dorëzua nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA