Novak Djokovic kualifikohet për në raundin e tretë të Australian Open. Numri 1 i renditjes ATP, eliminoi francezin Jo Wilfried Tsonga me rezultatin 3-0 pas 2 orë e 4 minuta lojë. Djokovic ishte superior ndaj rivalit të tij në këtë përballje dhe i fitoi setet e sfidës 6-3;7-5;6-4.
Stanislav Wawrinka i tha lamtumirën Australian Open që në raundin e dytë të tij. Tenisti zviceran u eliminua nga kanadezi Milos Raonic që e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 3-1.
Wawrinka e nisi mjaft mirë këtë ndeshje teksa e fitoi setin e parë me tie break 7-6. Edhe 3 setet në vijim u zgjidhën nga tiebreaku dhe ai që i fitoi ata ishte pikërisht Raonic.
Në kampin e femrave, Serena Williams kaloi me shumë lehtësi në raundin e tretë në Australian Open pasi mundi Eugenie Bouchard me rezultatin 2-0. Amerikania nuk e vuri në dyshim në asnjë moment fitoren dhe e mbyllu sfidën me kanadezen brenda 1 ore e 10 minutave duke i fituar setet 6-2;6-2.
Ndryshe ndodhi me Simona Halep që vuajti shumë përballë amerikanes Kenin që e mundi 2-1. rumunia, numri 1 i botës fitoi setin e parë 6-3, por humbi të dytin pas tie break-ut 6-7. në setin final Halep arriti të bëjë më mirë
Top Channel