Austria i kërkoi kryeministres Theresa May të veprojë me shpejtësi për të shmangur një Brexit pa marrëveshje, pasi ligjvënësit britanikë hodhën poshtë një marrëveshje tërheqjeje që ajo kishte dakordësuar me Brukselin, duke shtuar se marrëveshja nuk do të rinegociohej.

Dhoma e ulët e parlamentit britanik votoi 432-202 kundër marrëveshjes së May dhe BE-së për Brexit-in, humbja më e keqe parlamentare për një qeveri në historinë e viteve të fundit, në Britani. Vendi do të largohet nga blloku më 29 mars, një datë që ajo ka vendosur në ligj, pas rezultatit të referendumit.

“Rezultati i votimit të sotëm në Dhomën e Komunëve, do të thotë zgjatje e pasigurisë, e cila është e keqe për të gjithë ne”, tha ministri i Jashtëm austriak Karin Kneissl. “Brexit i rregullt mbetet i mundur, por qeveria britanike duhet të veprojë shpejt. Austria është e përgatitur për të gjitha skenarët. Ruani qetësinë dhe vazhdoni”.

Austria mbajti presidencën e radhës të Bashkimit Evropian për gjysmën e dytë të vitit 2018, gjatë së cilës u përfundua marrëveshja ndërmjet Londrës dhe Brukselit, për mënyrën e daljes së Britanisë së Madhe nga unioni.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha se nuk do të kishte ndryshim të asaj marrëveshje, pavarësisht refuzimit të parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA