Vendosi “bombë” false në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër Pikat e basteve sportive në qytetin e Lezhës po mbyllen me shpejtësi njëra pas tjetrës, ndërsa afrohet afati i vendosur nga qeveria për mbylljen e tyre.
Në mjediset që kanë shërbyer si lloto janë ulur qepenat dhe janë vendosur tabelat “jepet me qira”, ndërsa kazinotë vijojnë të shfrytëzojnë edhe ditën e fundit të afatit ligjor.
Lezhjanët e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë. Por, ka nga ata persona të cilët besojnë se bastet do të vijojne të luhen në fshehtësi dhe informalitet.
Ndërkohë, pronarët e llotove thonë se dëmi për ta ka qenë i madh dhe mendojnë se mbyllja do të jetë selektive.
Ditët e fundit të gjitha kompanitë e basteve në Lezhë kanë hequr të gjitha pajisjet dhe reklamat që promovonin bastet sportive.
Top Channel