22/11 14:47
Duke nisur nga 1 janari, paga minimale në Republikën e Shqipërisë rritet me 2 000 lekë në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë, në raportin e fundit të Tranzicionit të Bankës Europiane për Zhvillim (BERZH) thuhet se paga minimale e një shqiptari duhet të jetë 500 dollarë në muaj që të frenohet emigracioni.
Me vendimin e fundit të marrë nga Këshilli i Ministrave, paga minimale shkon nga 24 mijë në 26 mijë lekë.
“Kjo pagë është vetëm për bukë thatë. Qesharake”, thonë banorët.
Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj.
Top Channel