Botërori rus “shpërblen” edhe modelen bjelloruse (Foto)
27/12/2018 23:10
Franca u shpall kampione bote në “Rusi 2018”, por “gjelat” nuk ishin të vetmit që përfituan nga kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit botëror për shtete.
Kjo pasi bukuroshja bjelloruse Polina Malinovskaya u nis drejt Rusisë me një mision, të cilin duket se e ka kryer me sukses gjatë muajit të Botërorit.
Ajo ndoqi disa ndeshje të Botërorit, duke pozuar vazhdimisht në rrjetet sociale, ku nuk mungonin as fotot që nxirrnin në pah linjat e saj perfekte.
Suksesi ishte i menjëhershëm, pasi tashmë Polina numëron më shumë se 500 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa ka siguruar edhe kontratat e para si modele.
Top Channel