Nations League/ Ndryshime te kombëtarja angleze, ‘Tre Luanët’ humbasin mbrojtësin e Manchester City
Pas 9 vitesh, Ivan Balliu e ka mbyllur karrierën e tij me Kombëtaren Shqiptare.
Mbrojtësi kuqezi deklaroi tërheqjen e tij dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ai dha një mesazh emocionues për të shfaqur domëthënien që ka pasur mbajtja e fanellës kuqezi teksa shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij edhe ndaj shokëve të skuadrës por edhe ndaj tifozëve për mbështetjen pa kushte të tyre.
‘Nëntë vite më parë, nisa një rrugëtim që do të kthehej në një nga kapitujt më domethënës të jetës sime. Sot, duke parë pas, kuptoj se sa shumë më ka dhënë kjo fanellë.Nëntë vite emocionesh, sakrificash, miqësish dhe kujtimesh të paharrueshme. Kombëtarja u bë familja ime e dytë dhe përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një nga nderet më të mëdha të karrierës sime. Pjesëmarrja në EURO 2024 do të mbetet përgjithmonë një nga momentet për të cilat ndihem më krenar. Një falënderim i përzemërt për të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët dhe stafin që ndanë këtë rrugëtim me mua. Dhe për tifozët tanë të jashtëzakonshëm, faleminderit për dashurinë, pasionin dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Ju e bëtë çdo moment edhe më të veçantë. Largohem me zemrën plot mirënjohje dhe krenari, duke e ditur se një pjesë e imja do t’i përkasë gjithmonë kësaj familjeje. Nëntë vite në zemrën time. Një privilegj për gjithë jetën. Faleminderit, Shqipëri! Faleminderit, Armand Duka !Përjetë Kuqezi!-shkruante Ivan Balliu në mesazhin e tij.
View this post on Instagram
Top Channel