Video/ “Lamtumirë” Inter, zikaltrit munden edhe në ndeshjen e dytë nga debutuesit dhe largohen me kokën ulur nga Championsi Të enjten opozita rikthehet në Parlament duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe mandatet.
Edhe pse mes tyre kishte nga ata të cilët mbrojtën idenë e djegies së mandateve, aleatët opozitarë ranë dakord që të rinisin aktivitetin parlamentar ditën ku diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim buxhetin e vitit 2019.
Por, Monika Kryemadhi, e cila doli pak më vonë se kolegët e saj nga zyra e kryedemokratit Lulzim Basha la të kuptohet se normaliteti nuk do të zgjasë shumë: “Po kthehemi vetëm për studentët”.
Hapin e parë për rikthimin zyrtar në Parlament, opozitarët e hodhën në Konferencën e Kryetarëve, ku përfaqësuesit e saj morën pjesë. Konferenca përfshiu në rendin e ditës së punimeve të Parlamentit reformën zgjedhore. Mazhoranca depozitoi në Kuvend draftin e padakortësuar dhe kërkoi që të miratohet menjëherë në një nga dy seancat e parashikuara, por opozitarët bënë me dije se nuk kanë ndërmend ta votojnë.
Tensioni politik parashikohet të reflektohet në dy seancat e njëpasnjëshme plenare, ku pritet të mungojë konsensusi për nismat të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar.
Top Channel