Papunësia në Shqipëri pësoi një ulje të lehtë në tremujorin e tretë raporton Instituti i Statistikave duke arritur në 12,2%, 0,2 pikë përqindje më pak se tremujori i mëparshëm.
Nga ana tjetër të rinjtë janë grupmosha me shkallën më të lartë të papunësisë në vend me 23,2%, thënë ndryshe gati 1 në 4 të rinj të moshës 15 deri ne 29 vjeç është i papunë.
Interesant është fakti se megjithëse tremujori i tretë përfshin stinën e verës ku dhe punësimi sezonal i të rinjve është me i larte, numri të papunëve për këtë grup moshe gjatë kësaj periudhe është rritur me mbi 5600 persona, duke ndërprerë dhe trendin rënës të nisur këtë vit.
Nga ana tjetër Instituti i Statistikave thotë se punësimi gjatë tremujorit të tretë 2018, u rrit me 0,4% me terma tremujore. Industria dhe shërbimet janë ato që kanë dhënë kontributin me të madh përkatësisht me 0,3 dhe 0,7%. Ndërkohe bujqësia sektori me i madh i ekonomisë tonë pati një rritje të papërfillshme me 0,1 përqind për korrik-shatorin e 2018.
Mbetet e paqartë paqartë se pjesë e kësaj rritje vjen nga vendet e punës të krijuara rishtazi dhe çfarë pjese i përket formalizimit të punonjësve që më parë kanë qenë në të zezë nga aksioni kundër informalitetit.
Top Channel