Dikur një ferishte e madhe, së shpejti do të jetë një hapësirë rekreative moderne, ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kalojnë kohën e tyre të lirë.

Çdo ditë e më shumë, sheshi i ri rekreativ në jug të “Parkut të madh” po merr formë, e tashmë vogëlushët nuk do të kenë më nevojë për të shkuar deri në det për të luajtur me rërë dhe varka.

Kjo, pasi sheshi i ri do t’iu ofrojë të dyja, rërën dhe një “varkë” të madhe lodër, ku vogëlushët do të shndërrohen në kapitenë e marinarë!

Specialistët e Agjencisë për Parqet dhe Rekreacionin (APR) kanë bërë montimin e varkës shumëngjyrëshe, ku fëmijët do të mund të luajnë dhe të zhvillojnë imagjinatën e tyre.

Krahas saj, ky shesh do të shërbejë edhe si një hapësirë sportive për më të rriturit, pasi APR – me mbështetjen e organizatës TIKA, – po monton edhe module lojërash sportive.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA