Të gjitha dokumentet zyrtare nga dita e sotme nuk do të kenë më logon Kombëtare në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut”.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës së Shtetit.

“Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi para një viti vendimin nr. 12, që modelet e dokumenteve administrative të përmbanin Logon Kombëtare në kuadër të ‘Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut’ e detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare.

Nga dita e sotme dokumentet zyrtare nuk do të kenë më këtë logo”, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivës së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA