Studenti Abdelaziz al-Aswad, me telefon në dorë ka xhiruar pamje nga teatri romak, i cili gjendet në jug të Sirisë dhe është i përfshirë në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO.

Abdelaziz është i kënaqur, që kjo pasuri e trashëgimisë iu ka mbijetuar 7 viteve të luftës civile. Teatri i shekullit të II-të gjendet në qytetin e lashtë të Bosrës, të cilin institucioni kulturor i Kombeve të Bashkuara e ka konsideruar të kërcënuar pas shpërthimit të konfliktit në Siri.

Aswad gjendej midis dhjetëra turistëve, duke fotografuar teatrin të premten, si pjesë e një udhëtimi të organizuar nga Ministria e Turizmit.

“Kam udhëtuar 700 kilometra nga Siria veriore për të parë teatrin, pasi kam dëgjuar shumë për të”.

Forcat e regjimit rimorën kontrollin e plotë të krahinës përreth Daraa, në korrik, për herë të parë në 6 vite. Rebelët kanë kapërcyer pjesët e Bosras në vitin 2012, e pastaj e morën atë plotësisht në vitin 2015.

“Mendova se do ta gjeja të shkatërruar, por duket se i ka mbijetuar kësaj lufte të egër”, tha Abdelaziz.

Dhjetëra vizitorë, duke përfshirë disa të pajisur me çadra për të shmangur rrëshqitjen, u ngjitën në shkallët e teatrit gjysmërrethor, për të pasur një pamje më të mirë të pjesës së tij të poshtme.

Rreth tyre, auditori i lashtë u duk mjaft i padëmtuar. Në kohët e lashta, Bosra ishte kryeqyteti i krahinës romake të Arabisë, e një ndalesë e rëndësishme në rrugën e karvaneve për në Mekë, thotë UNESCO.

Vendndodhja arkeologjike, e cila dikur ishte një qytet aktiv i rreth 80 mijë njerëzve, përmban gjithashtu rrënojat e hershme të krishtera dhe disa xhami.

Top Channel