Golden state iu përgjigjet kritikave dhe shqetësimit të shfaqur pas 4 disfatave radhazi të pësuar duke fituar bindshëm ndeshjen e radhës në kampionatin e NBA ndaj Portland Trailblazers me rezultatin 125-97.
Edhe këtë radhë skuadra e Warriors ishte pa Stephen Curry, kështu që ajo iu fal Kevin Durant, Klay Thompson dhe Cook që shënuan respektivisht 32, 31 dhe 19 pikë. paraqitje pozitive bëri edhe Livingston me 11 pikë. Te Portland të vetmit që zhvilluan një lojë të mirë ishin Lillard me 23 pikë, McCollum me 19 dhe Nurkic me 22 pikë.
Edhe San Antonio mori një fitore të rëndësishme ndaj Indian Pacers me rezultatin 111-100. protagonistë për skuadrën teksane që vinte pas humbjes me Memphis, u bënë Aldridge me 33 pikë e 14 topa në tabelë, DeRozan 16 pikë dhe Mills me 15. te indiana bie në sy paraqitja e shkëlqyer e Sabonis me 19 pikë e 16 topa në tabelë dhe e bogdanovic e joseph me 21 dhe 18 pikë respektivisht.
Ajo mes Utah dhe Los Angeles lakers ishte një sfidë mes drithërimash, por me një kuotë jo shumë të lartë pikësh të shënuara. Në fund ajo që e fitoi këtë përballje ishte Los angeles Lakers ku si zakonisht spikati LeBron james me 22 pikë dhe 10 topa në tabelë, por më i miri në parket për kalifornianët rezultoi Ingram me 24 pikë. për jazz ata që u dalluan ishin Burks me 17 pikë dhe Ingles me 16.
Detroit fitoi me shumë vështirësi ndeshjen e tij të radhës me Houston. Në little Ceasars Arena, skuadrat zhvilluan një lojë të rivalizuar, por në fund ata që fituan ishin vendasit e Detroit 116-111 pas kohës shtesë. Ata që morën përsipër të drejtonin skuadrën e Pistons drejt suksesit ishin Drummond me 23 pilë e 20 topa në tabelë, Griffin me 28 pikë e Jackson me 22. Houston nga ana e tij u ngushëqllua me paraqitjen mjaft të mirë të Harden me 33 [pikë, cCapela me 29 pikë e 21 topa në tabelë dhe Paul me 20 pikë.
Top Channel