Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro World Championship, në Pekin.
Ajo mori medaljen e argjendë me pikë të barabarta me vendin e parë, në kategorinë Wellnes Fitness brazilianen Angela Borges, duke vazhduar sukseset e saj për herë të pestë rradhazi.
Më herët ajo është shpallur Kampione Bote si përfaqësuese e Kosovës, por dëshira e saj e zjarrtë ishte, që në Kinë të debutonte me ngjyrat kuq e zi, meqenëse para disa muajsh ka fituar shtetësinë si qytetare shqiptare.
Në botërorin e rradhës që do të zhvillohet në muajin Maj 2019 do të vazhdojë pregatitjet me stërvitje më speciale nga nga dy trajnerët e saj, Asdren Ahmeti dhe Elvin Beqa, për të qenë pretendente e sigurtë e Medaljes së Artë.
Top Channel