Gjimshiti analizon fitoren ndaj Bjellorusisë: Ka për t’u përmirësuar. Të japim maksimumin për të arritur diçka me Kombëtaren
Kombëtarja shqiptare ka bindur në fushën e blertë me një fitore të pastër 2-0 përballë Bjellorusisë, por vëmendjen maksimale e ka rrëmbyer “dirigjenti” i mesfushës, Kristjan Asllani.
Paraqitja e tij brilante nuk ka kaluar pa u vënë re, duke e kurorëzuar si Lojtarin e Ndeshjes. Sipas platformës së specializuar të statistikave, Sofascore, Asllani ka marrë notën më të lartë të takimit, një 8.5 fantastik. Ky dominim statistikor është përqafuar plotësisht edhe nga publiku, pasi në sondazhin e tifozëve, mesfushori kuqezi ka mbledhur plot 65% të votave nga 749 votues në total, duke lënë pas me diferencë të ndjeshme shokët e skuadrës.

Në podiumin e preferencave të tifozëve u ngjitën edhe Ernest Muçi, i cili siguroi 22% të votave, si dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, me 4%. Përtej shkëlqimit individual të Asllanit, i gjithë formacioni 4-3-3 i hedhur në fushë u paraqit në një nivel mjaft të lartë, duke regjistruar një notë të përgjithshme skuadre prej 8.06. Reparti i prapavijës krijoi një mur të pakalueshëm, ku spikati veçanërisht Hysaj me vlerësimin 8.0 dhe kapiteni Djimsiti me 7.9. Dyshja e qendrës dhe krahëve u plotësua nga paraqitjet e sigurta të Ismajlit, i vlerësuar me 7.2, dhe Pilios me 6.9, ndërkohë që portieri Etrit Berisha e mbajti portën të paprekur duke merituar notën 7.6.
Në mesin e fushës, asisti dhe qetësia e Asllanit u mbështetën nga loja e Ylber Ramadanit (7.0) dhe Taulant Seferit (6.4). Sa i përket fazës ofensive, Ernest Muçi konfirmoi formën e tij të mirë duke qenë një rrezik konstant, çka u përkthye në notën 7.8. Sulmi u kompletua me përpjekjet e Rey Manajt, i cili mori një vlerësim prej 6.7, dhe Arbër Hoxhës me 6.6.

Kjo paraqitje e ekuilibruar dhe dominuese konfirmon jo vetëm forcën e grupit, por thekson edhe momentin e artë të Kristjan Asllanit, i cili po kthehet gjithnjë e më shumë në një lider të padiskutueshëm për ngjyrat kuqezi.
Top Channel