Gjimshiti analizon fitoren ndaj Bjellorusisë: Ka për t’u përmirësuar. Të japim maksimumin për të arritur diçka me Kombëtaren

27/09/2026 00:20

Kombëtarja shqiptare me meritë të plotë mori fitoren ndaj Bjellorusisë duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Kapiteni kuqezi në përfundim të ndeshjes, në një intervistë për Digitalb bëri analizën e kësaj ndeshjeje duke theksuar se ka ende gjëra që duhen përmirësuar

‘Ka për t’u përmirësuar, është vetëm fillimi i trajnerit Maran. Një Ligë e Kombeve e re, për një kualifikim në Evropian. Në topat e dytë ishin më agresivë dhe fituan më shumë duele. Me kalimin e kohës morëm në dorë lojën, shkuam në avantazh, u bë më e thjeshtë-tha Gjimshiti

Për qendërmbrojtësin kuqezi aspekti fizik dhe psikologjik ka shumë rëndësi për skuadrën.

‘Aspekti fizik dhe mental është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim maksimumin për të arritur diçka me Kombëtaren. Penalltia? Lista kush e gjuan penalltinë është e përcaktuar. Asllani është i pari, Rey i dyti. Është më mirë për ne, kur gjuajtësit shënojnë’-tha Gjimshiti.

Top Channel