Spanja tregoi edhe njëherë se jo më kot është skuadra më e mirë në botë. La Roja e drejtuar nga Luis De La Fuente arriti të mposhtë Anglinë në Wembley me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme për Natios League, një ndeshje që u karakterizua me përmbysje dhe kundërpërmbysje.

Kampionët e botës morën avantazhin që në minutën e 2 me Lamine Yamal, por Tre Luanët reaguan dhe përmbysën gjithçka duke shënuar fillimisht me Gordon dhe më pas me Harry Kane për të marrë avantazhin në 2-1.

Në pjesën e dytë, Anglia mund të kishte shënuar golin e tretë me penallti, por Kane gaboi nga pika e bardhë, një moment që ktheu totalisht ndeshjen. Spanja arriti më pas të bbarazojë shifrat në t2-2 me golin e Alex Baena, ndërsa Oyarzabal plotësoi kundërpërmbysjen e La Roja që shënoi golin e fitores 3-2 të saj me Spanjën që mori kështu 3 pikët e para të Nations League

Në ndeshjet e tjera, Kroacia mundi Çekinë në transfertë 2-1, dy skuadra këto që kjanë në grupin e Spanjës dhe Anglisë. Zvicra pa Granit Xhakën fitoi në fushën e Maqedonisë së Veriut 3-0, ndërsa Sllovakia mundi Moldavinë 2-0.

Top Channel