Ashtu siç kishte parashikuar më herët ministri i jashtëm italian, Moavero, liderët rivalë të Libisë mbërritën në Palermo, për të zhvilluar një samit 2-ditor, në përpjekje për të vendosur një paqe të qëndrueshme, që po sponsorizohet nga OKB dhe shumë vende perëndimore.
Ligjvënësit rivalë lindorë dhe perëndimorë të Libisë u mblodhën u mblodhën për herë të parë në një samit paqeje, pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara kishte bërë apel për të mos mbajtur zgjedhje në këtë situatë të tensionuar.
Kryeministri i Libisë Fayez al-Serraj, i cili ka bazën e mbështetjes në perëndim dhe ka autoritet të kufizuar, arriti që të hënën paradite në Palermo, ndërsa Khalifa Haftar, forca e të cilit sundon shumicën e lindjes së Libisë, mbërriti në mbrëmje në qytetin italian të Palermos për një samit dy-ditor për të diskutuar një plan paqeje të OKB-së, për të stabilizuar vendin e Afrikës së Veriut.
Italia është përpjekur bashkë me Francën fqinje, për të gjetur mënyrën më të mirë për të mbështetur Libinë, e cila është përfshirë nga dhuna në vitet pas kryengritjes së mbështetur nga NATO në vitin 2011, që përmbysi njeriun e fortë Muammar Gaddafi.
Udhëheqësit libianë njoftuan në një konferencë në Paris në maj se do të mbanin zgjedhjet më 10 dhjetor, si pjesë e një plani francez për të stabilizuar shtetin e Afrikës së Veriut.
Top Channel