24/05 15:52
Një episod i bujshëm, në kufijtë e qesharakes, ndodhi në Etihad Stadium të Mançesterit, aty ku Manchester City fitoi 6-0 ndaj Shakhtar Donetsk.
Në minutën e 24-t të ndeshjes, arbitri hungarez Kassai akordoi një penallti për vendasit ku ndaj Raheem Sterling nuk pati asnjë lloj kontakti brenda zonës.
Sulmuesi anglez hyri në zonën e rreptësisë dhe u pengua vetë, duke u rrëzuar në tokë, me mbrojtësin që po i qëndronte larg.
Një episod që tregon se VAR-i duhet të vihet në funksionim edhe në Champions League.
Top Channel