Nga Argjentina në SHBA me biçikletë, historia e çmendur e 4 tifozëve për Messin

28/06/2026 02:30

Kur bëhet fjalë për dashurinë ndaj kombëtares, argjentinasit nuk njohin kufij.

Katër miq nga Cordoba kanë realizuar një udhëtim epik, duke udhëtuar me biçikletë mijëra kilometra nga Argjentina deri në Kansas City të SHBA-së për të ndjekur Kampionatin Botëror 2026.

Lucas, Leandro, Silvio dhe Matias vendosën të lënë mënjanë avionët dhe t’i besojnë vetëm forcës së këmbëve të tyre. Ata sfiduan terrene të vështira, male dhe motin e paparashikueshëm, duke fjetur shpesh në çadra apo stacione zjarrfikësesh.

Qëllimi i kësaj odiseje muajsh të tërë ishte i qartë: të mbështesin nga afër “Albicelestet” dhe të shijojnë magjinë e Lionel Messit. “Ishte një udhëtim plot sakrifica, por çdo goditje e pedales vlente për të qenë këtu,” u shprehën ata, duke u kthyer në “hajmalitë” e preferuara të tifozerisë. Një provë se për futbollin, asgjë nuk është e pamundur.

Top Channel