Përmbysje spektakolare, Kongo mund Uzbekistanin dhe vazhdon rrugëtimin në kampionatin botëror
Faza e grupeve në Kampionatin Botëror 2026 po mbyllet me drama të mëdha.
Ndërsa mjaft kombëtare ende mbajnë frymën për të siguruar një biletë si vendet e treta më të mira, për Skocinë ëndrra ka përfunduar zyrtarisht.
Fitorja e fundit e Kroacisë në Grupin L shoi çdo shpresë matematike të skocezëve për të kaluar më tej. Ky eliminim solli një pasojë të menjëhershme: trajneri Steve Clarke dha dorëheqjen, duke mbyllur një epokë 7-vjeçare. Ai largohet me kokën lart si tekniku më i suksesshëm në historinë e kombëtares, por dështimi për të kaluar grupin e shtyu të mbyllte këtë cikël.
Ndërkohë, llogaritë për kualifikimin mbeten të hapura për ekipet e tjera, ku gjuetia për 8 biletat e vendeve të treta më të mira po e mban tensionin në kulm deri në vërshëllimën e fundit të kësaj faze.
Top Channel