Askush më parë si ai, Romelu Lukaku futet nga stoli dhe arrin statistikën historike në Botëror

27/06/2026 12:48

Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka shkruar histori në Kupën e Botës, duke arritur një rekord që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në turne.

Në fitoren e Belgjikës 5-1 ndaj Zelandës së Re, Lukaku u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit dhe arriti të lërë menjëherë gjurmë në ndeshje.

Ai realizoi golin e katërt për Belgjikën dhe më pas asistoi për golin e pestë të shënuar nga Alexis Saelemaekers, duke konfirmuar ndikimin e tij të menjëhershëm në fushë.

Sipas statistikave, Lukaku është bërë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që, duke hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 85-të ose më vonë (pa përfshirë kohën shtesë), arrin të shënojë gol dhe të japë asist në të njëjtën ndeshje.

Top Channel