Pasi kishin dalë në det per peshkim mbrëmjen e së premtes, katër peshkatarë nga Vlora konstatuan në afërsi të Sazanit se nuk u funksiononte pompa e nxjerrjes së ujit.
Edhe pse të ata kanë bërë të pa mundurën për heqjen e ujit nga peshkarexha, ajo u mbyt.
Të katër peshkatarët u hodhën në det duke u mbajtur në një tape plastike. Sipas deklarimeve të tyre, mbytja e peshkarexhes ka ndodhur rreth orës 24, ndërsa ata kanë qëndruar në det gjashtë orë pasi nuk kane patur mundesi komunikimi dhe se 6 milje në perëndim të ishullit të sazanit, mungonin valët telefonike.
Por për fatin e tyre të mirë rreth orër 6 të mëngjesit ka kaluar trageti i Linjës Brindisi Vlorë, i cili i gjeti në det.
Trageti ndali duke zbritur varkat e shpëtimit për të marre peshkatarët. Pasagjerët tregojnë për momentin e shpëtimit të tyre.
“Ishin duke u mbytur. Vajtën me barkë e i shpëtuan”, tregojnë disa pasagjerë të tragetit.
Peshkatarët pasi zbritën nga trageti u shoqëruan në spital dhe më pas në policinë e Vlorës ku u morën në pyetje për atë çfarë kishte ndodhur.
Top Channel