“Lonely Planet” e ka përfshirë sërish Shqipërinë në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2019, këtë radhë në kategorinë e vendeve që ofrojnë më shumë për “vlerën më të mirë”.

Shqipëria renditet e teta mes 10 vendeve të përfshira në listë, duke u renditur pas Luginës së Nilit Jugor në Egjipt, Todzit në Poloni, Parkun Kombëtar “Great Smoky Mountains” në SHBA, Maldiveve, Houstonit në SHBA, Argjentinës dhe Bangladeshit, e duke lënë pas Ekuadorin dhe Slloveninë.

Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për shumë kohë, por me plazhet e saj të mrekullueshme dhe historinë unike është sot një vend që nuk duhet humbur, ku kënaqësia shkon në një linjë me shpenzimet.

“Lonely Planet” sjell edhe klasifikimin e 10 qyteteve që nuk duhen humbur vitin e ardhshëm, e mes tyre janë edhe dy qytete ballkanike, Novi Sadi në Serbi dhe Zadari në Kroaci.

Me projektin e saj modern, 15 restorante të vlerësuara me çmimin “Michelin” dhe një kulturë shumë ekologjike, nuk është aspak surprizë fakti që kryeqyteti i Danimarkës kryeson listën e 10 qyteteve për t’u vizituar në vitin 2019, të hartuar nga “Lonely Planet”. Sipas saj, kryeqendra daneze ka shumë për të ofruar.

Shenzheni në Kinë renditet në vendin e dytë; Novi Sadi në Serbi në vend të tretë; Miami në Florida në të katërtin; si dhe Kathmandu në Nepal, në të pestin.

Më pas, renditja vijon me qytetin e Meksikos, Dakarin në Senegal, Seattle në Uashington, Zadarin në Kroaci, si dhe Meknesin në Marok.

“Nuk është i njohur si Beogradi, por është më trendi sesa ai. Quhet madje nga shumëkush edhe ‘Athina e Serbisë’”, shkruan “Lonely Planet” për Novi Sadin. “Ndërsa Zadari, – vijon përshkrimi, – është ngritur nga hiri i luftës dhe ka lulëzuar, duke u bërë një qytet kozmopolitan, plot ngjyra dhe shpirt”.

FOTO GALERI
2/16
Skocia dhe malësitë dhe ishujt janë të pestat në renditjen e rajoneve. Është shpallur si 'një nga pjesët më të egra, më pak të banuara dhe më skenike të Evropës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA