“Lonely Planet” e ka përfshirë sërish Shqipërinë në listën e vendeve që duhen vizituar për vitin 2019, këtë radhë në kategorinë e vendeve që ofrojnë më shumë për “vlerën më të mirë”.

Shqipëria renditet e teta mes 10 vendeve të përfshira në listë, duke u renditur pas Luginës së Nilit Jugor në Egjipt, Todzit në Poloni, Parkun Kombëtar “Great Smoky Mountains” në SHBA, Maldiveve, Houstonit në SHBA, Argjentinës dhe Bangladeshit, e duke lënë pas Ekuadorin dhe Slloveninë.

Shqipëria ka qenë kufiri i fundit i Europës për shumë kohë, por me plazhet e saj të mrekullueshme dhe historinë unike është sot një vend që nuk duhet humbur, ku kënaqësia shkon në një linjë me shpenzimet.

“Lonely Planet” sjell edhe klasifikimin e 10 qyteteve që nuk duhen humbur vitin e ardhshëm, e mes tyre janë edhe dy qytete ballkanike, Novi Sadi në Serbi dhe Zadari në Kroaci.

Me projektin e saj modern, 15 restorante të vlerësuara me çmimin “Michelin” dhe një kulturë shumë ekologjike, nuk është aspak surprizë fakti që kryeqyteti i Danimarkës kryeson listën e 10 qyteteve për t’u vizituar në vitin 2019, të hartuar nga “Lonely Planet”. Sipas saj, kryeqendra daneze ka shumë për të ofruar.

Shenzheni në Kinë renditet në vendin e dytë; Novi Sadi në Serbi në vend të tretë; Miami në Florida në të katërtin; si dhe Kathmandu në Nepal, në të pestin.

Më pas, renditja vijon me qytetin e Meksikos, Dakarin në Senegal, Seattle në Uashington, Zadarin në Kroaci, si dhe Meknesin në Marok.

“Nuk është i njohur si Beogradi, por është më trendi sesa ai. Quhet madje nga shumëkush edhe ‘Athina e Serbisë’”, shkruan “Lonely Planet” për Novi Sadin. “Ndërsa Zadari, – vijon përshkrimi, – është ngritur nga hiri i luftës dhe ka lulëzuar, duke u bërë një qytet kozmopolitan, plot ngjyra dhe shpirt”.

FOTO GALERI
15/16
Lista e 10 qyteteve kryesore përbëhet nga Kathmandu (5), Mexico City (6), Dakar në Senegal (7), Seattle (8), Zadar (9) dhe Meknes në Marok (10). Katmandu është përshkruar si labirint (katmandu në foto)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA