Aleks, Baka dhe Niang në fushë, trajneri Mihajlovic në pankinë dhe Silvio Berlusconi president. Këto emra ishin kuqezi që nga dita e fundit kur Milan imponohej në derbin e qytetit. Në sezonin 2015-16 ndeshja në “San Siro” u mbyll 3-0 për kuqezinjtë dhe Mauri Icardi, heroi i së dielës për Interin, gaboi edhe një penallti në 31 Janar.

Dy vjet më vonë hierarkitë në Milano janë përmbysur në favor të Interit pasi janë ata që imponohen thuajse çdo herë, me përjashtim të kuqezinjve në çerekfinalet e Kupës. Numrat thonë që Milani i Gatuzos nuk ka shënuar ende një gol në kohën e rregullt në një derbi. Këtë herë nuk mjaftoi në repartin ofensiv as një emër si Gonzalo Higuain që zonën kundërshtare e ka habitatin e tij natyral.

Duke konsideruar rezultatet e fundit në derbin e Madoninës, kufiri është vërtet i hollë mes fatit të keq dhe meritës. Por tani trajneri i Milan duhet të gjejë kurën për të ringjitur skuadrën e tij në renditje, 6 pikë larg vendit që të kualifikon në Champions, cka mund të bëhen 3 nëse Milan mund Xhenoan në rikuperimin e ndeshjes së shtyrë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA