“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: “Krimet e luftës” janë betejat për pushtet pas luftës
Krimi Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër zbulon sasinë e madhe të cigareve kontrabandë fshehur në autobusin e linjës Athinë-Tiranë.
Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo raporton se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kakavijë kur autobusi i linjës së udhëtarëve, që përshkon linjën Tiranë-Athinë-Tiranë është kapur në të dalë të Doganës në Kakavijë duke lënë zbuluar doganierët e turnit që mesa duket kanë lënë hyrjen në territorin shqiptar të sasisë së madhe të kontrabandës së cigareve.
Bëhet e ditur se kanë qenë rreth 90 steka cigare të fshehura në vende të fshehta të mbyllura në pjesë të ndryshme të autobusit. Mes tyre, disa çanta me rroba pa faturë blerjeje dhe zhdoganimi.
Si pasojë janë proceduar penalisht shoferi dhe personi tjetër përgjegjës në autobus, ndërsa pritet dhe arrestimi i dy doganierëve të turnit dhe përgjegjësit të turnit pas kryerjes së veprimeve të para, si këqyrje pamjesh filmike të kamerave të doganës, sekuestrime e këqyrje telefonash.
Top Channel