Han dhe Stoltengerg përshëndetën miratimin me 80 vota të ndryshimeve kushtetuese.
Komisioneri për Zgjerimit e BE-së, Johannes Hahn, postoi një mesazh në Twitter pas votimit të nismës për ndryshimet kushtetuese.
Han thotë se kjo është një ditë e madhe për qytetarët e vendit.
“Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup. Unë i uroj të gjithë ata që vendosën të ecin drejtë rrugës së BE-së. Pres që të respektohet vendimi i lirë i të gjithë deputetëve, veçanërisht i atyre që kaluan rreshtin sonte. Kemi nevojë për qëndrime të burrave të shtetit, jo lojëra partiake”, shkroi Han.
Edhe kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg postoi një mesazh në Twitter, duke përshëndetur votimin.
“I takon qeverisë dhe udhëheqësve politikë të përfundojnë procedurat për marrëveshjen e emrit dhe të shfrytëzojnë këtë moment historik për teë anëtarësuar vendin në NATO”, shkruan Stoltenberg.
Top Channel