Në puntatën e kësaj të marte në “Top Show”, do të ndiqni një debat të zgjeruar në lidhje me vendimin e qeverisë për të “stopuar” të gjitha kazinotë elektronike në zonat e banuara dhe njësitë e basteve sportive, duke filluar nga 1 janari 2018.
A do të funksionojë këtë herë “Fundi i marrëzisë”?.
Në studio do të flasë zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko përballë një paneli gazetarësh të fushësh, por jo vetëm.
Në pjesën e dytë të “Top Show”, do të flitet për legalizimin e prostitucionit, tabu apo tashme duhet bërë realitet në vend?.
Rasti i fundit ku qendrat e SPA-ve ofronin dhe masazh erotik kundrejt pagesës, zgjerimi i prostitucionit online apo dhe përfshirja e grupeve të strukturuara kriminale, rikthejnë debatin nëse duhet të klasifikohet prostitucioni si krim në kodin penal. Zërat pro dhe kundër sonte në “Top Show”, ora 22:00.
Top Channel